10:40 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018

Aksident mes tri veturave në Rahovec, vdes një person

Një aksident mes tri veturave në fshatin Mrasor në Rahovec ka përfunduar me fatalitet.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj, ku njëri nga ta nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve trupore, transmeton Indeksonline.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Si i dyshuar është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/