21:17 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Aksident mes tri veturave në Veternik, lëndohen tre persona

Tri vetura janë përfshirë në një aksident të ndodhur minuta më parë në Veternik, raporton Indeksonline.

Në pamjet e siguruara nga redaksia kuptojmë se bëhet fjalë për aksident në zingjir mes tri veturave, teksa në vendin e ngjarjes gjendet edhe policia dhe ndihma e shpejtë.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.