Aksident mes veturës dhe autobusit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku janë ndeshur mes veti një veturë dhe një autobus. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve (një veturë dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.