09:49 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Aksident mes veturës dhe motoristit në Prizren, një person i gjakosur në rrugë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash ndëmjet një veture dhe një motori në Komuën e Prizrenit.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnlinet shihet se motoristi ka përfunduar në rrugë i gjakosur.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për IndeksOnlinen.

“Ka ndodhur një aksident midis të një veture dhe një motoçiklisti. Përveç dëmeve materiale është lënduar edhe një person, i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor. Polica ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.