75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në Prishtinë, përkatësisht në rrugën ‘Luan Haradinaj’.

Një motoçikletë është aksidentuar me veturën e cila po qarkullonte në atë rrugë, kanë bërë të ditur lexues të portalit Indeksonline, të cilët kanë dërguar pamje.

Nuk  raportohet për të lënduar nga aksidenti, derisa ekipet policore kanë dal menjëherë në teren.

Ky aksident ka krijuar edhe kolonë të gjatë në këtë rrugë. /Indeksonline/