17:59 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Aksident mes veturës dhe traktorit në Llugë të Podujevës, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti mes një veture dhe një traktori që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llugë të Podujevës.

Për rastin kanë folur edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me këtë rast po merret njësiti i trafikut.