Aksident trafiku mes veturës së policisë dhe një minibusi të nxënësve
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në Gracanicë, mes një veture të policisë dhe një minibusi të nxënësve, i cili është me targa zyrtare.

Dëshmitarët të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes për Indeksonline kanë thënë se nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gjithashtu nuk dihet nëse brenda në minibus ka pasur nxënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët po merren me rastin./Indeksonline/
