Aksident midis një veture dhe një motoçiklete në Vranjevc të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Vranjevci” në Prishtinë.
Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.
Në pamje shihet po ashtu motoçikleta e cila është përplasur me veturën, e cila ka përfunduar në trotuar.
Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/