Aksident ndërmjet tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Vushtrri.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë të përfshirë tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/