Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksi, një person shihet i shtrirë në rrugë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktonte me policinë për informacione më të detajuara, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

