75 Mall Live Search
23:34 / E Premte, 10 Tetor 2025 / F.R

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet që po bënin gara

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e një garë me vetura që po zhvillohej.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/