75 Mall Live Search
22:45 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Burim

Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, vdes 43-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Tiranë.

Një person dyshohet se ka qenë duke kaluar autostradën kur është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues 38-vjeçarin Ervis Kalthi. Viktima është një 43-vjeçari Vladimir Leka.

“Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç, shkruan tch.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, raporton Policia e Shqipërisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.