Aksident në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, vetura përplasët për anësoret
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në Shkabaj.
Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, vetura nga vetaksidenti është kthyer në kah të kundërt duke goditur anësoret.

Autoambulanca dhe Policia janë parë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet për gjendjen e pasagjerëve në veturë./Indeksonline/
