Aksident në autostradën Veternik-Fushë Kosovë, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën Veternik-Fushë Kosovë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjeve.
Sipas videos, në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.
Nuk dihet sa vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident./IndeksOnline/