75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 25 Qershor 2023 / AR

Aksident në Banjë të Pejës, dyshohet për të lënduar (video)

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Banjë të Pejës.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se në aksident janë të përfshira dy automjete.

Siç tregojnë lexuesit, dyshohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë përsona, në mesin e tyre përfshirë edhe fëmijë.

Indeksonline ka pyetur në Policinë e Kosovës për këtë rast por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.