Aksident në Besi, vetura del nga rruga dhe rrokulliset (Foto)
Mjegulla dhe ngricat që po shoqërojnë vendin në mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar tanimë dëmet e para.
Një lexues i Indeksonline ka thënë se në udhëkryqin Besi-Milloshevë ka vështirësi për qarkullim në rrugë.
Ai ka dërguar fotografi të një veture e cila ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas tij, kjo veturë nuk ishte e vetmja e cila kishte devijuar rrugën, por edhe disa të tjera kishin rënë në kanale duke u rrokullisur.
Nuk raportohet për të lënduar /Indeksonline/