Aksident në “Bregun e Diellit”, përplaset një veturë me një motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktëisht në lagjen “Bregun e Diellit”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/

