75 Mall Live Search
17:15 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / MSH

Aksident në Bresje, dyshohet se një person ka ndërruar jetë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë në Bresje.

Një veturë është dëmtuar rëndë nga aksidenti, teksa raportohet se edhe një person mund të ketë ndërruar jetë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen njësitet relevante që po mundohen t’iu dalin në ndihmë të aksidentuarve, teksa u mbetet autoriteteve të hetojnë rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar.