75 Mall Live Search
10:13 / E Diele, 09 Tetor 2022 / MSH

Aksident në Brezovicë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, pranë Brezovicës.

Burimet e para kanë konfirmuar për Indeksonline se bëhet fjalë për aksident me të lënduar.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se aksidenti mes dy veturave ndodhi rreth orës 02:20, ku lëndime mori një person.

“Sot, rreth orës 02:20 të mëngjesit, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë ka ndodhë një aksident komunikacioni, ku në të janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Shtërpcë, me autoambulancë është dërguar në drejtim të Graqanicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” deklaroi Veslei për Indeksonline.

I njëjti tha se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve është duke e hetuar rastin.

Ndërkohë, Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.