Aksident në dalje të autostradës ‘Ibrahim Rugova’, veturat përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në aksin Podujevë-Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë është përplasur me dy të tjera.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

