Aksident në dalje të Fushë Kosovës, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Fushë Kosovë-Sllatinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.
Në vendin e aksidentit ka dalë policia e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/