75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksident në dalje të Prishtinës, katër persona të lënduar rëndë

Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në autostradë në drejtimin Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete, dhe si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, shkruan Indeksonline.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te perfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njesitë policore dhe ato te emergjencês”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/