22:26 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / MSH

Aksident në Deçan, dy vetura bëhen “llom”

Një aksident trafiku ka ndodhur çaste më parë në Gramaqel të Deçanit.

Indeksonline raporton se një veturë e tipit BMW është përplasur me një Renault.

Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit apo nëse ka të lënduar.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.