75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 06 Prill 2026 / B XH

Aksident në Dobroshec: Treni godet një këmbësor

Një person është goditur sot nga treni i linjës Prishtinë–Pejë në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Sipas informacioneve fillestare tw Dreniconline, këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga treni.

Për fat të mirë, ai nuk ka humbur jetën, por ka pësuar lëndime trupore.

Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.