Aksident në Dollc të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Dollc të Komunës së Klinës.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen veturat e dëmtuara që janë përfshirë në këtë aksident.

Siç shihet në këto pamje, njëra veturë e aksidentuar ka dalë jashtë rrugës, ndërsa tjetra ka marrë dëme të konsiderueshme dhe po tërhiqet nga vendi.
Raportohet se aksidenti ka ndodh mes veturës BMW dhe një kamioni.
Këto ditë kur temperaturat kanë rënë dhe ka pasur ngrica, numri i aksidenteve ka qenë më i lartë./Indeksonline/
