Aksident në Dollc të Klinës, krijohen kolona
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastësh në Dollc të Klinës.
Siç shihet në këto fotografi, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, transmeton Indeksonline.
Për pasojë, po ashtu janë krijuar kolona të veturave.
Pos dëmeve materiale, nuk dihet për të lënduar./Indeksonline/


