75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident në Drenas, gjashtë persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Poklek.

Nga ky aksident trafiku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:40 në rrugën Komoran -Drenas (fshati Poklek) ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 6 persona.”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline