17:55 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Aksident në Drenas, kolon e pritje të gjata mbi 1 orë

Një aksident trafiku ka ndodhur më parë në Drenas, si pasojë e të cilit, janë krijuar edhe kolona të gjata.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të IndeksOnline pamje nga kolonat që janë shkaktuar si pasojë e aksidentit, duke thënë se tashmë mbi 1 orë po presin në kolon.

Në videon më poshtë mund të shihni tollovinë e shkaktuar, ndërsa nuk dihet për gjendjen e personave që kanë qenë të përfshirë në aksident.

IndeksOnline ju sjell pamje: