Aksident në Drenas, vetura hyn brenda në kafiteri

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:00 në komuën e Drenasit.
Një vetura nga pakujdesia është aksidentuar dhe ka hyrë brenda kafiterisë 88 “LoungeBar”.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar disa fotografi ku shihet se para kafiterisë është grumbulluar një numër i madh i qytetarëve.

Ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë Policia e Kosovës dhe autoambulanca./IndeksOnline/



