75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Duhël, të lënduar katër persona, prej tyre dy fëmijë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në aksin rrugor Prizren-Shtime, përkatësisht në fshatin Duhel.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje të aksidentit, një veturë ka dal nga rruga dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë për Indeksonline se aksidenti ndodhi rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur. Të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, dyshohet se shkak për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.

“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, ka theksuar tutje Gashi. /Indeksonline/

Nuk raportohet për të lënduar, derisa për rastin janë njoftuar ekipet policore dhe ato mjekësore. /Indeksonline/