17:05 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident në Elbasan, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, të shënuar pasditen e sotme.

Një automjet ka përplasur një kalimtar në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, çka ka bërë që i dëmtuari të pësojë dëmtime të shumta.

Më konkretisht F.D., 38 vjeç banues në Peqin duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 272 LN ka aksidentuar këmbësorin Kujtim Popa, 60 vjeç banues në fshatin Rrasë, Belsh.

I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan në gjendje të rëndë shëndetësore, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.