Aksident në Ferizaj, njëri nga shoferët ishte i dehur

Një aksident trafiku ka ndodhr dje pasdite në aksin rrugor Ferizaj-Nerodime.
Në aksident u përfshinë dy vetura, me ngasës meshkuj, kosovarë.
Sipas policisë, njëri nga ngasësit, si pasojë e aksidentit, pësoi lëndime trupore.
Të njëjtit iu ofrua tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajit.
Policia njofton gjithashtu se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar.
Personi në fjalë kishte qenë në gjendje të dehur dhe nga policia është dërguar në mbajtje.