Aksident në fshatin Dubravë të Suharekës, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dubravë të Suharekës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të disa shtëpive, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe njësitet policore.
Përveç dëmeve materiale nuk dihet saktë për numrin e të lënduarve.
