Aksident në Fushë Kosovë (Foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë – Kosovë.
Siç shihet nga fotot e dërguara nga qytetarët në kallxo.com janë aksidentuar një veturë dhe një kamionetë. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë kanë bërë që në disa lokacione të rrugëve të ketë ngrica.