Aksident në Fushë-Kosovë, përfshihen disa vetura

Një aksident është shkaktuar sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi tek rrethi.
Në aksident janë përfshirë disa vetura, përderisa nuk dihet për persona të lënduar, transmeton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit numri i aksidenteve ishte në rënie dhe për fat të mirë nuk pati ndonjë me fatalitet./Indeksonline/