75 Mall Live Search
13:21 / E Martë, 03 Gusht 2021 / C E

Dy aksidente në të njëjtën rrugë në Fushë Kosovë, shkaktohen kolona të gjata

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në maxhistralen Prishtinë – Pejë, në afërsi të Fushë Kosovës.

Në aksidentin e parë, dy vetura janë përplasur në mes vete dhe me rrethojat e autostradës.

Disa metra më tutje ka ndodhur një aksident tjetër, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Pas këtyre aksidenteve janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë.

Kujtojmë se maxhistralja Prishtinë – Pejë është një nga rrugët më të ngarkuara të Kosovës. /IndeksOnline/