75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Aksident në Gjakovë, një nga shoferët ishte i dehur

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë te “Kodra e Becit” në fshatin Bec, ku si pasojë e tij, janë lënduar tre persona.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas tij, të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor dhe pastaj janë liruar.

“Të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin Rajonal – Gjakovë. Pas ekzaminimeve mjekësore të lënduarit janë liruar në rehabilitim shtëpiak” ka thënë Gjurkaj.

Zëdhënësi gjithashtu ka treguar se si ka ardhur deri të aksidenti.

“Deri të aksidenti ka ardhur kur i dyshimti derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tipit Ford duke qarkulluar nën ndikim të alkoolit (2.38 promilë), e ka goditur nga prapa veturën e tipit VW, e cila kishte qenë në lëvizje në të njëjtin drejtim.”

Gjurkaj bën të ditur se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/