75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Aksident në Gjilan, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku mes dy veturave, i cili ka ndodhur të enjten rreth 16:00 tek liqeni i Livoqit në Gjilan.

Përveç viktimës femër dhe tre persona të tjerë të cilët ishin përfshirë në aksidentin mes dy veturave, janë lënduar  dhe se kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Prishtinës te penda e liqenit të Livoqit, Gjilan / 17.07.2025 – 16:05. Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në nraportin e policisë./Indeksonline/.