Aksident në Gjilan, një veturë rrokulliset në mes të rrugës
Një aksident ka ndodhur te Baja e Dobërçanit në Gjilan, raporton Sinjali.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë është rrokullisur në mes të rrugës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare./Indeksonline/

