75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / MSH

Aksident në Gllarevë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Indeksonline.

Njoftimet e para bëjnë me dije se disa pasagjerë, në njërën nga veturat, kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, gjithashtu.