15:35 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / k.v

Aksident në Gllarevë, ndeshen dy automjete (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Gllarevë të Klinës, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.

Në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/