Aksident në Gllarevë, pësojnë lëndime të rënda dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës.
Rreth këtij rasti, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Aksidenti në Gllarevë ka ndodhur mes dy veturave, i njëjti ka përfunduar me dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas informacioneve të para ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, u shprehë ai./Indeksonline/