Aksident në Gllarevë, vdesin dy persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një autobus dhe dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë përfunduar me fatalitet ku vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësorë.
Po ashtu sipas Rugovës, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre njëri në gjendje të rëndë i cili është dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK./Indeksonline/