75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 18 Janar 2022 / k.v

Aksident në Gllarevë, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër fshatit Gllarevë të Klinës.

Një veturë e dëmtuar ka përfunduar jashtë rrugës ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/