Aksident në Graçanicë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Graçanicë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe shihet se dy vetura janë përplasur me njëra tjetrën, e përveç dëmeve materiale raportohet edhe për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe autoambulanca, me ekipin mjekësor, si dhe njësitet policore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për IndeksOnline se nga ky aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku në Graqanicë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti ëshë lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
IndeksOnline ju sjell pamje:
