20:18 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Gurrakoc të Istogut, fajtori ikë nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Gurrakoc-Pejë.

Burime të Indekosnline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një person është lënduar.

Njëra nga makinat e aksidentuara, mësohet të ketë qenë e tipit ” Golf 2″.

Ndërkohë që menjëhere në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i ndihmës së shpejtë, ku edhe e kanë derguar të lënduarin për në emergjencën e Istogut , ndërsa shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjës.