Aksident në Istog, rrotullohet makina
Një makinë ka përfunduar jashtë rruge si pasojë e një aksidenti në Gurrakoc të Istogut.
Sic merr vesh IndeksOnline, makina e tipit Golf 4 gjatë përballkalimit ka dalur në shiritin e makinës tjetër Opel Zafira të cilën e ka goditur.

Kjo e fundit ka arritur ta shmang përplasjen direkte, duke u goditur vetëm në pjesën anësore, e pastaj makina Golf ka përfunduar jashtë rruge e përmbysur.

Të dyja palët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. /IndeksOnline/
