Aksident në Hajvali, humb jetën një fëmijë 1 vjeçar

Një fëmijë një vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Hajvali. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.