Aksident në hyrje të Gjakovës, përplaset një motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Gjakovës.
Nga fotografitë që ka siguruar IndeksOnline, shihet një motorçikletë e përplasur.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë organet kompetente që po merren me rastin./IndeksOnline/

