Aksident në hyrje të Lipjanit mes një kamioni dhe një veture, lëndohen 4 persona

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit. Për pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me këtë rast, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
“Rreth orës 12:00, kemi marrë informatën për një aksident trafiku, i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. /IndeksOnline/